Të shtunën mbahet turneu ndërkombëtar i boksit "Tërnoci 2016" Foto nga turneu
Lokale

Të shtunën mbahet turneu ndërkombëtar i boksit "Tërnoci 2016"

18.Mar.2016 15:30
0
Në organizim të Klubit të Boksit "Tërnoci" të shtunën, më 19 mars, në Qendrën Sportive "Rinia" në Bujanoc mbahet turneu tradicional i boksit "Tërnoci 2016", raporton Titulli.com.

Përveç boksierëve të klubit tërnocas, në këtë turne do të marrin pjesë boksierë nga Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Sllovenia, tha për portalin Titulli, Ridvan Imeri, kryetrajner i KB “Tërnoci”.

Turneu do të fillojë në ora 14 e 30 minuta dhe pritet të zhvillohen 10 meçe në kategorinë e meshkujve dhe një duel në boksin e femrave, ku Tërnocin do ta përfaqësojë boksierja Yllka Imeri.

Boksierët që do tw përfaqësojnë klubin tërnocas në turne janë: Flakrim Imeri, Muhamed Zahiri, Egzon Veseli dhe Arbër Imeri.

Organizatori i turneut ka paralajmëruar se në këtë manifestim sportiv pritet të jenë mysafir pjesëmarrësit e lojërave olimpike, ish boksierët e mirënjohur kosovar Aziz Salihu dhe Mehmet Bogujevci./Titulli.com/

Mërgimtarja nga Zvicra ndihmon shkollën fillore në Bujanoc
Zhvillohet tryezë për maturantët në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration